Braçe denoncon në Kuvend: Po bëhet kontrabandë me naftën Shqipëri-Kosovë, të përfshirë zyrtarë të të dy vendeve

Braçe denoncon në Kuvend: Po bëhet kontrabandë me naftën Shqipëri-Kosovë, të përfshirë zyrtarë të të dy vendeve

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka ngritur sot në Kuvend shqetësime lidhur me tregtinë e hidrokarbureve mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke folur për dyshime mbi një skemë kontrabande.

 

Braçe iu përgjigj edhe akuzave të opozitës se mbron interesat e tregtarëve, ndërsa theksoi se sipas të dhënave që ai ka paraqitur, gjatë vitit 2025 janë rieksportuar rreth 731 milionë litra naftë drejt Kosovës.

 

 Sipas tij, ekzistojnë dyshime se një pjesë e kësaj sasie mund të mos përfundojë në tregun kosovar, por të qarkullojë brenda Shqipërisë.

 

Ai shtoi se në këtë proces dyshohet se janë të përfshirë edhe zyrtarë nga të dy vendet, në bashkëpunim me operatorë privatë, gjë që sipas tij ndikon edhe në mbajtjen e çmimeve të larta të karburanteve.

 

Ajo që mua më shqetëson është ajo që po ndodh me rieksportin e hidrokarbureve nga Shqipëria në Kosovë që s’e hap gojën kush për këtë se cenohen ata që mbron zotëria e me demek që mbroj unë. 

Për 2025, importi i hidrokarbureve ka qenë diku te 609 milionë kilogramë, diku te 700 milionë litra. Rieksporti në drejtim të Kosovës është 731 milionë litra, ku gati 1/3 e bën vetëm një kompani. 

Afërmendsh që kam dyshime të forta që kjo naftë nuk shkon në Kosovë, kjo naftë tregtohet brenda vendit. Një histori e turpshme e kontrabandës midis të dyja vendeve janë përfshirë zyrtarë të të dyja vendeve që bëjnë këtë punë me të njëjtët operatorë, arkëtojnë atje. 

Patjetër, kontrabanda është një element shumë i rëndësishëm që mban çmime të larta. 

Çmimet e ulëta s’kanë asnjë vlerë për kontrabandën. Ky është një problem që duhet ta adresojnë institucionet tona fiskale me qëllim që t’i japim një goditje përfundimtare kësaj historie. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy