
Ambasadori amerikan, Donald Lu, zhvilloi sot një takim me presidentin Ilir Meta. Takimi vjen një ditë pasi në media u botuan detaje të fjalës së ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla në Kongresin Amerikan një vit më parë, kur ai ëstë shprehur se Lu i kërkoi arrestimin e Metës për korrupsion.
Letra e Adriatik Llallës është publikuar në maj të vitit 2017 në faqen e internetit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në letrën për Nënkomisionin e Kongresit Amerikan për Europën dhe Azinë, i drejtuar nga kongresmeni Dana Rohrabacher, Llalla tregon edhe një herë takimin me Donald Lu në maj të vitit 2015, duke saktësuar se ambasadori ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës.
Ndërsa ambasadori Lu deklaroi dje se ish-kryeprokurori Llalla është i korruptuar dhe se rrezikon të shkojë në burg. Ai thoshte se akuza se i ka kërkuar ish-kryeprokurorit të arrestojë Ilir Metën është gënjeshtër absurde pa kurrfarë baze.



