Presidenti malazez, Gjukanoviç për vizitë dy ditore në Kosovë

Presidenti malazez, Gjukanoviç për vizitë dy ditore në Kosovë

Me ftesë të presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç shkon sot në Kosovë për një vizitë zyrtare dy ditore.

Pas ceremonisë së pritjes me nderimet më të larta ushtarake dhe shtetërore, Osmani dhe Gjukanoviç do të kenë një bisedë tetë a tetë, e cila më pas do të vazhdojë në takimin e delegacioneve të Malit të Zi dhe Kosovës.

Ndërkohë, rrugët në Prishtinë janë stolisur me flamujt e shtetit malazez dhe atij kosovar.

Në prani të Presidentes së Kosovës, Presidenti i Malit të Zi do të mbjellë një pemë të miqësisë në kopshtin e kompleksit të Qeverisë dhe do të bëjë nderimet e tij para monumentit kushtuar personave të pagjetur, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen e presidencës së Malit të Zi.

Më pas, Gjukaniviç do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën.

Në mungesë të kryeministrit Kurti, i cili akoma po qëndron në Amerikë, zëvendëskryeministrat do të shtrojnë një drekë zyrtare për nder të mysafirit.

Gjukanoviç do t’i shkoj në vizitë edhe kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës. Ata do të takohen në ora 15:00.

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama do t’ia dhurojë sot “Çelësin e Qytetit” presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.

Më pas presidenti malazez do të takohet dhe me përfaqësues të partive opozitare në Kosovë.

Për nderë të Presidentit Gjukanoviç, Presidentja Osmani do të shtrojë një darkë gala, thuhet në njoftimin e Presidencës malazeze, në të cilin organizim, të ftuar do të jenë edhe pjesa e delegacionit malazez.

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, Gjukanoviç do të vizitojë bazën e KFOR-it, do të mbajë një ligjëratë në Kolegjin AAB dhe do të marrë pjesë në Forumin e Biznesit të organizuar nga Konsulli i Nderit i Malit të Zi në Kosovë.

Osmani dhe Gjukanoviç do të marrin pjesë edhe në manifestimin “Ditët e malazezëve në Kosovë” organizuar nga Shoqata e Malazezëve “Lovćen”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy