Çipa: Do kemi ndryshime në kabinetin qeveritar, PSD dhe parti të tjera mund të përfshihen në qeverisje

Çipa: Do kemi ndryshime në kabinetin qeveritar, PSD dhe parti të tjera mund të përfshihen në qeverisje

Analisti Aleksandër Çipa në MCN Live ka komentuar situatën në partinë demokratike pas zgjedhjeve të 14 majit ku pësoi një humbje të madhe për të cilën u shpreh se PD pas kësaj duhet të bëjë shumë gjëra.

Ndërsa duke ju referuar turit mirënjohës që Rama po ndjek pas zgjedhjeve tha se mesazhet e koduara të Ramës lënë hapësirë për interpretim se mund të kemi ndryshime në kabinetin qeverisës. Sipas tij, pas ligjit për ndryshimin e pagave, po fillon dhe një ristrukturim i administratës, ndërsa theksoi se PSDF dhe parti të tjera aleate mund të përfshihen në qeverisje.

Çfarë duhet të bëjë PD pas humbjes në zgjedhjet e 14 majit janë shumë gjëra, por ajo që po lexoj unë më shumë këto ditë dhe që ka interes është çfarë po përgatit Rama pas zgjedhjeve dhe çfarë domethënie ka turi i Ramës? Nëse e keni vënë re pas ndryshimit të strukturave të pagës, Rama ka nisur një ristrukturim të vetë administratës edhe pse po ndodh në heshtje.

Sot mediat kanë lajmin se ndryshon struktura e policisë, kjo do pasojë me ndryshimin e strukturave të administratës publike, gjithashtu ka shumë rëndësi dhe krijon premisa dhe për shqyrtimin e përfaqësuesve dhe drejtuesve. Unë në leximin paraprak mendoj se do ndodhë brenda shtatorit. Nëse do kemi këto ndryshime nuk përjashtohet mundësia dhe pretendimi që kanë aletëtët e PS, si PSD që mund të përfshihen në nivelet e larta të administratës publike. Ajo që mund të thuhet është se mund të kemi ndryshime në kabinetin qeveritar, këto janë gjasat duke parë dhe mënyrën se si po e zhvillon turin e mirënjohjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy