
Analisti Arjan Curri thotë se akuzat që Berisha po i bëjnë njëri-tjetrit për bashkëpunim me Ramën, i vijnë për shtat këtij të fundit. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Curri tha se e gjithë retorika e javëve të fundit thjesht përforcon imazhin e Ramës si politikan.
Duke hiperbolizuar ligësinë e Ramës, po e bëjnë tërheqës. Kaq i zoti na qenka Rama që sa herë që i do qejfi bën Berishën non grata? Ramës po i bëhet një lloj hyjnizimi. Po e bëjnë pikë referimi.



