Çuçi nënshkruan marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara Arabe

Çuçi nënshkruan marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara Arabe

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë tashmë një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e sigurisë luftën kundër krimit.

Nënshkrimi është bërë nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi gjatë një vizite zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Lajmin e ka bërë me dije vetë ministri çuçi me anë të një postimi në Twitter ku shprehet se kjo marrëveshje është një gur themeli veçanërisht në shkëmbimin e informacionit, në funksion të rritjes së sigurisë për dy vendet tona.

Në Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkrova me homologun tim Sheikh Saif bin Zayed Al Nahyan marrëveshjen mes dy qeverive tona për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe luftën kundër krimit. Kjo marrëveshje është gjithashtu një gur themeli veçanërisht në shkëmbimin e informacionit, trajnimit policor e operacioneve të përbashkëta në funksion të rritjes së sigurisë për dy vendet tona, si dhe për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy