Asambleja Parlamentare e NATO-s vendos sot nëse do t’ia avancojë statusin Kosovës

Asambleja Parlamentare e NATO-s vendos sot nëse do t’ia avancojë statusin Kosovës

Asambleja Parlamentare e NATO-s sot do të shqyrtojë kërkesën e Kuvendit të Kosovës për avancimin e statusit nga vëzhgues në anëtar të asocuar.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të marrë pjesë në Sesionin Pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Sofje, ku këtë të hënë do të mbajë edhe fjalim në seancën plenare.

Ndërkohë, delegacioni i Serbisë i ka dorëzuar një letër delegacionit amerikan në NATO, duke kërkuar që Asambleja të mos miratojë këtë avancim.

 

Drupal Ad

 

 

 

Deputetët Driton Hyseni dhe Xhavit Haliti, që përfaqësojnë Kosovën, janë optimistë për një rezultat pozitiv.

Ata do të jenë prezentë në punimet e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila po mbahet në Sofje.

Asambleja Parlamentare e NATO-s, ku Kosova synon të avancojë statusin e saj, është institucionalisht e ndarë nga NATO-ja, por shërben si një lidhje e rëndësishme mes NATO-s dhe parlamenteve të vendeve anëtare.

Ajo përbëhet nga 281 delegatë nga të 32 vendet anëtare të NATO-s.

Përveç tyre, në aktivitete të saj marrin pjesë edhe delegatë nga 9 vende të asocuara, 4 vende të asocuara mesdhetare, si dhe 8 delegacione vëzhguese parlamentare.

Anëtarët e asocuar mund të paraqesin rezoluta dhe ndryshime në rezoluta. Gjithashtu, mund të shërbejnë si raportues specialë të asocuar në komitete, për të paraqitur perspektivat e tyre në raportet NATO-Asamble Parlamentare.

Avancimi i statusit së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s do të jetë sukses në vete, në 25-vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në Kosovë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy