Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, kërkon kohë të pakufizuar për debatin në lidhje me marrëveshjen për Portin e Durrësit.
Ai thotë se grupet parlamentare janë më të cenuara dhe gjithë ata që nuk janë të mobilizuar në grup parlamentar kanë të drejtë të flasin 10 minuta dhe se në Konferencën e Kryetarëve është vendosur në mënyrë të njëanshme koha e debatit.
Zonja kryetare, respektoni rregulloren jepini kohën ashtu siç duhet çdo deputetit të flasë 10 minuta, të jenë shqiptarët që të gjykojnë, jemi në një procedurë të përshpejtuar të ndoshta ligjit më të shtrenjtqë që në 30 vite ka kaluar ky parlament.
Për këtë arsye detyrimi minimal është t’ua bëjmë me dije shqiptarëve këtë gjë, duke i dhënë secilit deputet pavarësisht se në cilin grup është vendosur, të drejtën të përçojë zërin tek qytetarët.
Zgjidheni në këtë mënyrë urtë e butë, respekto Kushtetutën dhe rregulloren.



