
Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike Enklejed Alibeaj, nga tryeza e diskutimit pwr financimin e partive politike deklaroi se financimi i fushatave zgjedhore, janë jo transparente.
Ai tha se është në favor të një financimi të partive politike nga shteti, pasi kjo mënyrë do të jetë më e matshme dhe më transparente. Sipas tij shitblerja e votave vazhdon të mbetet një shqetësim madhor në Shqipëri, ndërsa e ka cilësuar situatën si alarmante.
KQZ duhet të caktojë auditues. Shifrat e financimit të fushatave zgjedhore janë jo transparente. Shitblerja e votave vazhdon të mbetet një shqetësim madhor në Shqipëri. Situata është alarmante. Modeli që do të zgjedhim për financimin e partive politike. Jam i mendimit se dhënia hapësirë e financimit privat, do t’i bëjë partitë akoma më të mbyllura, me burime që vijnë nga të ardhurat e krimit. Kështu që mbetem në favor të një financimi nga shteti, i cili është i matshëm, më transparent, dhe më i kontrollueshëm pasi bëhet me transaksione bankare.



