Zgjedhjet vendore/ Murrizi: Grupimi “Alibeaj” jo aq i rëndësishëm sa shitet, nuk gjen dot 60 kandidatë

Zgjedhjet vendore/ Murrizi: Grupimi “Alibeaj” jo aq i rëndësishëm sa shitet, nuk gjen dot 60 kandidatë

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Myslim Murrizi komentoi në MCN Live ftesën e Berishës për bashkëpunim me grupimin Alibeaj në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Murrizi thotë se grupimi Alibeaj nuk është aq i rëndësishëm sa shitet, duke shtuar se ata e kanë të pamundur për të gjetur 60 kandidatë për bashkitë.

Së pari në historikun 32-vjeçar të pluralizmit nuk ka patur parti, përfshi PD, që të jetë 100 për qind e bashkuar. As ai qoftëlargu nuk ishte 100 për qind. Së dyti unë shoh që pjesa dërrmuese e demokratëve janë të bashkuar në PD-në e drejtuar nga Berisha, jo vetëm për rezultatin e 6 marsit, por edhe pjesëmarrja në Kuvendin e 30 prillit. Pjesën tjetër mirë bën Berisha që i fton, por unë pashë në deklaratën e tyre, do negociojmë me Palokën, por s’ndryshojmë qëndrim. Ti nuk mund të mos njohësh mëkëmbësin tim, sepse unë e kam deleguar. Enkelejdi është në detyrë falë firmës së Lulit, s‘ka as zgjedhje, as vendim grupi. Dora e shtrirë e Berishës besoj është një lëvizje politike, që përderisa po shtrij dorën përtej bahçes time për të dalë me një kandidat, përderisa ka shtruar përtej spektrit të spektrit të djathtë, PL, të gjitha forcat politike me peshë apo pa peshë, besoj që shumë mirë ka bërë. Për atë pjesë të grupit parlamentar që ëndërron 3 nëntorin për një vulë. Në pikëpamjen time partia nuk është zyrë dhe vulë, është frymë përfaqësim dhe votë. Mund të ketë vulë dy herë më të madhe se tavolina ime, por s’ke asnjë kokërr vote. Nuk shoh se janë aq të rëndësishëm sa e shesin veten. Kur s’gjetën dot 6 kandidatë në 6 mars, kur s’gjetën dot komisionerë, nuk besoj se kanë mundësi reale, praktike, për të gjetur 60 kandidatë më vete. Inshallah po e dekreton Presidenti më 17 maj se do kënaqen këta, është ditë e shenjtë. Do ketë deklarata boshe dhe presion imagjinar, që jemi edhe ne këtu. Unë s’bëj pjesë te ata politikanë që shumica, tufa bën diferencën, cilësia po. S’e ka luksin as Berisha as cilido të takojë gjithë votuesit. Është rikthyer PD-ja, jo unë te PD-ja. Djegia e mandateve ishte çmenduri kolektive, si futja e lekëve te Sudja”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy