Qeveria vendos, rimbursim 50% për çmimin e biletës për transportin e nxënësve në zonat rurale

Qeveria vendos, rimbursim 50% për çmimin e biletës për transportin e nxënësve në zonat rurale

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi këtë të mërkurë pas mbledhjes së këshillit të ministrave është shprehur se një ndër vendimet e marra në këtë mbledhje është zgjidhja e problematikës për transportin e nxënësve dhe të punonjësve të arsimit parauniversitar.

Ajo deklaroi se tashmë do të ketë një bonus për biletën e transportit që do u vijë në ndihmë të gjithë nxënësve sidomos në zonat e largëta. Kushi ka theksuar se tashmë përveç nxënësve dhe mësuesve nga ky bonus do të përfitojnë dhe oficerët e sigurisë dhe punonjësit sociale në shkolla.

Lajm i mirë për arsimin, lidhet me një bonus prej 50% mbi çmimin e indeksuar të biletës për nxënësit. Ky ndryshim do të përmirësojë shërbimin e transportit, veçanërisht në zonat ku ka vështirësi të linjave të transportit. Ky ndryshim do të reduktojë më tej numrin e nxënësve që mësojnë në klasa kolektive, pasi deri tani dërgimi i tyre drejt shkollave qendër, ku mësohet në kushte më të mira dhe me mësues profili, ka qenë i vështirë për shkak të problemeve të transportit.

Ne ja dërgonim familjes së nxënësve. Ne nuk kemi qëllimti japim para familjeve, por qëllimi është që nxënësit të kenë minibuzin që ti çojë në shkollë. Rritja e çmimit do të bëjë që operatorët që ofrojnë shërbimin të jenë më të interesuar. Një tjetër lajm i mirë është se tashmë përfitues të shërbimit të transportit nuk do të jenë vetëm mësuesit, por edhe punonjësit e shërbimit psiko-social dhe oficerët e sigurisë që punojnë 5 deri në 50 kilometra larg vendbanimit të tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy