Sot Kuvend, votohet për ratifikimin e marrëveshjes së huas për zhvillimin rajonal dhe ndërtimin e urës mbi Bunë

Sot Kuvend, votohet për ratifikimin e marrëveshjes së huas për zhvillimin rajonal dhe ndërtimin e urës mbi Bunë

Pas pushimit prej fushatës zgjedhore, deputetët do të kthehen sot në sallën e Parlamentit.

Në seancën e kësaj të enjteje, pritet të miratohen dy projektligje të cilat kanë të bëjnë me ratifikimin e marrëveshjeve për zhvillimin e integruar rajonal dhe ndërtimin e urës ndërkufitare mbi lumin Buna.

Rendi i Ditës

Në mbështetje të urdhrit nr.25, datë 16.5.2023 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 13.4.2023.

(Neni 44, pika 2 e Rregullores së Kuvendit)

2. Njoftime.

(Neni 44, pika 3 e Rregullores së Kuvendit)

3. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (Huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KFW Frankfurt am Main (KFW) e Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH),

(“Agjencia e zbatimit të projektit”), për projektin “Zhvillimi i integruar rajonal””.

(Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç” të Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim)

Koha e votimit

4. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi, për ndërtimin e urës ndërkufitare mbi lumin Buna/Bojana.

(Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, dhe nenet 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim)

Koha e votimit

5. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

(Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta)

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy