Kryeministri Rama shmangu sot një mocion me debat për çështjen Mc Gonigal, duke ia deleguar këtë ministres së Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila nuk u pranua nga opozita.
Pas ndërprerjes dy herë të seancës plenare dhe votimit të projektligjeve pa diskutim, mazhoranca dhe opozita i vijuan jashtë sallës plenare akuzat dhe kundërakuzat.
Monika Kryemadhi paralajmëroi të tjera fakte që konfirmojnë se qeveria shqiptare ka paguar ish-zyrtarin e FBI-së.



