
Gazetari Andi Bushati thotë se Bashkia e Tiranës e ka blerë heshtjen e shumë mediave me paratë e gjeneruara nga korrupsioni.
Leku që u shkon mediave është lek i zi. Nuk është leku që del nga taksat dhe mediave u shkon përmes reklamës. Leku që u shkon mediave është lek me çanta, del nga korrupsioni i tipit 5D. Edhe ato lekë nga taksat dalin. Na mbledhin taksat ne, bëjnë korrupsionin e 5D dhe me ato para blejnë mediat. U hedhin edhe ndonjë kockë çingijeve si puna e atyre që mbronin teatrin por u tërhoqën.



