Deputetja Marjana Koçeku ka lënë të nënkuptohet përmes një postimi në rrjetet sociale se ajo dhe familja e saj janë kërcënuar nga grupi i Bajrave në Shkodër, duke deklaruar se do të reagojë ashpër nëse familjes së saj i ndodh ndonjë e keqe.
Kërcënimi dyshohet se lidhet me zhvillimet e fundit politike pas largimit të saj nga Partia Socialiste dhe shpalljes si deputete e pavarur.
Nga ana tjetër, avokati i familjes Bajraj i ka cilësuar deklaratat të pabazuara në prova dhe ka paralajmëruar kallëzim penal për shpifje.



