Kryedemokrati Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në SPAK, në zbatim të masës detyrim paraqitje, i shoqëruar nga avokati i tij Genc Gjokutaj.
Duke folur për mediat pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, ai lexoi edhe shënimin e lënë:
“Altin Troplini alias Dumani është një mashtrues publik i rangut më të lartë, i njëjtë me Ramaduron”.
Deklaroi se paditë e sjella në SKAP, me dhjetëra e dhjetëra padi për krim elektoral, pati amoralitetin e plotë të mashtrojë shqiptarët se këto padi nuk kishin prova.
E garantoj se do të përgjigjet para shqiptarëve për këtë mashtrim publik dhe se parlamenti, opozita do të nisë punën pikërisht me zbërthimin e këtij mashtrimi publik.
Sepse me këtë mashtrim publik, Altin Troplini është edhe avokati kryesor i krimit të shëmtuar elektoral, garancia më madhore e dhunimit të çdo ligji, norme dhe standardi për votimin e lirë të shqiptarëve.
Po kështu, në një mashtrim të pacipë, ai u deklaroi shqiptarëve se Strasburgu u dezinformua për çështjen Gëllçi, sepse gazetari Gëllçi nuk u dorëzua, por u arrestua.
Dhe sipas tij, Strasburgu vendosi mbi bazën e një mashtrimi.
Ordiner, e ka pak ta quash këtë.
Avokati i Thoma Gëllçit deklaroi se Thoma Gëllçi ka marrë në telefon shefin e komisariatit të policisë së po vij.
Tani se kush është dorëzim dhe kush nuk është dorëzim, imagjinojeni ju se çfarë mashtruesi ordiner.
Pra, në vend se të kërkojë ndjesë publike për masat represive që urdhëroi ndaj gazetarit Gëllçi, mashtron shqiptarët sikur Gjykata e Strasburgut ka vendosur mbi bazën e mashtrimit, çka nuk mund të ndodhë kurrë.
Ta dini ju një gjë, Strasburgu vepron në këtë mënyrë, për çdo çështje që merr, merr me shkrim përgjigjen e të gjitha pyetjeve që shtron për të dy palët, për palën paditëse dhe palën tjetër.
Pra, i pacipë, me një formim ekstremisti të majtë mizerabël, i marrë peng nga katër shtëpitë e tij, që ka edhe gazetar që thotë se është i ndershëm ai. I ndershëm me katër shtëpi dhe një rrogë shteti.
A mund të imagjinoni ju? Të dalë njeri të blejë tre shtëpi dhe të katërtën kollovar të vjehrri, ndërtuar në kushtet më misterioze.



