Transparenca financiare dhe auditimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë dështuar të zbulojnë plotësisht shpenzimet reale të partive politike në vend çka krijon hapësira për financime të dyshimta gjatë fushatave elektorale.
Sipas analizave, të instituteve shqiptare, por edhe organizatave ndërkombëtare partitë politike në Shqipëri, shpenzojnë më shumë para sesa shifra zyrtare e deklaruar në KQZ.



