Freedom House: Kosova shënon rënie në nivelin e demokracisë

Freedom House: Kosova shënon rënie në nivelin e demokracisë

Sipas raportit “Vendet në Tranzicion 2021”, Organizata Freedom House arrin në përfundimin se udhëheqësit e zgjedhur në Evropën Qendrore dhe Lindore po minojnë vetë institucionet që i sollën ata në detyrë, duke refuzuar normat demokratike dhe duke promovuar sisteme alternative të qeverisjes autoritare. Sipas raportit të përvitshëm “Vendet në Tranzicion 2021”, që merr në shqyrtim zhvillimet e vitit pararendës dhe që u bë publik të mërkurën, lloji më i zakonshëm i regjimit në Ballkan vazhdon të jetë ai hibrid/demokraci në tranzicion.

Shqipëria dhe Kosova shënuan rënie në vitin 2020, krahasuar me vitin 2019, ndërsa Maqedonia e Veriut shënoi rritje.

Kosova këtë vit shënoi rënie nga 3.18 në 3.14, në ndryshim nga një vit më herët kur ajo kishte pasur ngritje. Ulja është bërë në kategorinë e qeverisjes demokratike në vend, që ishte 2.75 pikë në raportin e vitit të kaluar, ndërsa këtë vit është 2.50.

Vlerësimet për pavarësinë e gjyqësorit dhe korrupsionin vazhdojnë të jenë të ulëta, 2.50 dhe 2.25 respektivisht, të pandryshuara nga një vit më herët.

Duke folur më në përgjithësi për rajonin, në raport thuhet se një histori suksesi është veçanërisht e nevojshme në Ballkan, ku përparimet demokratike janë zmbrapsur në shumicën e vendeve.

“Megjithëse ndodhën transferime të rëndësishme të pushtetit në Malin e Zi në 2020 dhe Kosovë në 2021, është ende e paqartë nëse ato do të çojnë në një përmirësim të institucioneve demokratike. Dhe pa një transformim të tillë institucional, çdo ndryshim politik është jashtëzakonisht vështirë të mbetet i qëndrueshëm”, thuhet në raport.

Në raportin e saj, organizata Freedom House thotë se gjatë “recesionit” aktual të demokracisë në të gjithë botën, shumica e sistemeve demokratike nuk janë shndërruar sa hap e mbyll sytë në regjime autoritare.

Autorët e raportit, duke iu referuar studiuesit të demokracisë, Thomas Carothers flasin për një “zonë gri” e statusit të vendeve hibride.

“Disa vende – të tilla si Kosova, Moldavia ose Ukraina – kanë mbetur në zonën gri për vite me radhë, por të tjerët – veçanërisht Hungaria, Mali i Zi dhe Serbia – janë riklasifikuar vetëm kohët e fundit si regjime hibride dhe të tjera po shkojnë drejt këtij statusi.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy