Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot pas raportimit në media për bllokimin e emigrantëve shqiptarë në kufirin me Greqinë.
Rama sqaroi se kufiri do të hapet vetëm për ata që jetojnë në Shqipëri ndërsa paralajmëroi masa të reja ndëshkuese deri në heqje lirie për qytetarët që nuk do t’i respektojnë ato.



