
Pyetjes nëse janë dhënë para për votën pro shkarkimit të presidentit Ilir Meta, Selami Jenisheri kryetari i partisë së pensionistëve të Shqipërisë iu përgjigj duke thënë se është betuar se do jetojë si burrë i ndershëm. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Jenisheri cilësoi kolegët e tij deputetë si “ustallarë” të blerjes së votës, por theksoi se votën e tij nuk mund ta blejë askush.
“Unë kur kam shkuar atje jam betuar para popullit shqiptar dhe para Zotit dhe para eshtrave të babait tim se do jetoj si burrë i ndershëm. Dhe në darkë atë ditë jam betuar para gazetarit Ylli Rakimi dhe kam thënë që Sejami Jenisherin nuk e blen askush dhe nuk e kam tradhtuar atë besë që të kam dhënë dhe deri sot Selami Jenisherin nuk ka njeri që e blen. Ata njerëz që bëjnë këtë punë janë ustallarë, ata indirekt ta masin pulsin. Unë kuptoj se jam profesor matematike. Kolegët e mi janë perona që pasi i studiojnë hallet e njerëzve dhe në këtë mënyrë duke i bërë këto lloj “nderesh” marrin votat”, tha Jenisheri.



