Partia Demokratike ka nisur përgatitjet për të nisur zyrtarisht fushatën zgjedhore dhe kryedemokrati Sali Berisha ka zbuluar se imazhi i kësaj fushate do të jenë të rinjtë.
Në fjalën e tij gjatë trajnimit të të rinjve të partisë demokratike nga “Lidership Institut”, Berisha u shpreh se roli i të rinjve në zgjedhjet e 2025 do të jetë vendimtar.

Berisha akuzoi kryeministrin Rama se ka instaluar në Shqipëri një regjim autoritar të mbështetur nga trafiku i drogës, por të rinjve i solli shembullin e viteve 90 se si qëndrueshmëria e tyre rrëzoi diktaturën.
Nga ana tjetër Partia Demokratike vijon aksionin e mosbindjes civile. Të hënën më 23 dhjetor ka thirrur protestën e radhës e cila do të jetë e ngjashme me atë të fundit ku do të bllokohen nyjet kryesore të qarkullimit në kryeqytet.



