Akuzat për kryebashkiakun e Elbasanit, Balla: Prokuroria të hetojë

Akuzat për kryebashkiakun e Elbasanit, Balla: Prokuroria të hetojë

Ditën e sotme Partia Demokratike ka depozituar në SPAK një kallëzim penal në adresë të kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Gledjan Llatja, me akuzën për “shpërdorim detyre”.

Lidhur me këtë kallëzim ka reaguar Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka bërë thirrje Prokurorisë të hetojë.

Më vjen keq për PD. Kjo nuk më shqetëson, se në fund të fundit unë jam nga ata politikan që i mbështes kërkesat që shkojnë në Prokurori.

Jam gjithmonë i parimit se nëse ke një kërkesë duhet ta adresosh. I bëj thirrje Prokurorisë të hetojë dhe në fund të nxjerrë rezultatet.

Gledjan Llatja po bën një punë të shkëlqyer për të vijuar transformimin e Elbasanit. Jam i sigurt që PD do të vijojë me denoncime e baltë, por puna jonë do të vazhdojë. Për gjumë e dini ju kë kemi”, tha Balla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy