Samiti i BE/ Presidenti i KiE: E ardhmja e Evropës është më e begatë me Ballkanin Perëndimor

Samiti i BE/ Presidenti i KiE: E ardhmja e Evropës është më e begatë me Ballkanin Perëndimor

"E ardhmja e Evropës dhe e fëmijëve tanë është qartësisht më e begatë me Ballkanin Perëndimor pjesë tonën”.

Ka qenë kjo deklarata e presidentit të Këshillit të Evropës, Charles Michel, me mbërritjen e tij në Samitin e vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Sipas Michel, kjo është një ditë shumë me rëndësi, pasi është hera e parë që një samit i përmasa të tilla, mbahet në zemër të rajonit, në Shqipëri.

Ky do jetë një takim i rëndësishëm, simbolik. Është hera e parë që mbahet këtu, në një vend jo-anëtar. Jam i bindur që e ardhmja e fëmijëve tanë do jetë më e sigurt me përpjekjet tona.

Sot do të nënshkruam marrëveshjen për tarifat roaming. Lehtësim për bizneset, qytetarët, turizmi. Kriza energjetike do të jetë çështja tjetër. Është emocionuese të jesh këtu. 

E ardhmja e Europës, është e ardhmja e fëmijëve tanë, do të jetë më sigurt me Ballkanin Perëndimor. Afrimi me rajonin është i rëndësishëm për ne.

Marrëveshje me rëndësi, si ajo e tarifave të ulura roaming, pritet të nënshkruhet sot, ku edhe vetë presidenti i KiE-së, e përkufizoi si një gjë shumë të mirë për të gjithë qytetarët evropianë.

Mbështetja për Ukrainën, mbetet pjesë e pandryshueshme e agjendës evropiane dhe e angazhimit, për të forcuar më tej rajonin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy