Kërkon lirinë, GJKKO nis sot shqyrtimin për kryebashkiakun Veliaj (VIDEO)

Kërkon lirinë, GJKKO nis sot shqyrtimin për kryebashkiakun Veliaj (VIDEO)

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka nisur shqyrtimin në themel për Kryebashkiakun Erion Veliaj, pas kërkesës së SPAK për ndryshimin e masës së sigurisë. 

 

Gazetari Arsen Rusta në një lidhje me MCN Live informon se Veliaj, që ndodhet në burg prej më shumë se një viti, kërkon për herë të tetë zëvendësimin e arrestit me një masë më të lehtë, duke argumentuar se hetimet janë përfunduar.

 

Seanca e Apelit nis në orën 11:00. Veliaj është shfaqur më parë në proces me pretendimin e shkeljes së të drejtave dhe ka refuzuar t’i nënshtrohet seancës. 

 

Në rast se kërkesa e tij pranohet, ai do të vazhdojë detyrën si kryebashkiak dhe nuk do të rrezikojë pengimin e provave. Në të kundërt, mund të vendoset arrest shtëpie ose detyrim paraqitjeje disa herë në muaj.

 

Sipas Rustës, vendimi pritet të ndikojë në mënyrën se si Veliaj do të ushtrojë detyrën në ditët në vijim.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy