Konferenca online me ministrat e BE-së dhe rajonit/ Cakaj: Folëm për rihapjen graduale të kufijve

Konferenca online me ministrat e BE-së dhe rajonit/ Cakaj: Folëm për rihapjen graduale të kufijve

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njofton se sot u mbajt Konferenca e Nivelit të Lartë e Selanikut, në të cilën morën pjesë të gjithë ministrat e jashtëm të rajonit, disa vendeve anëtare të BE dhe përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian.

Lidhur me pjesëmarrjen e tij në këtë video-konferencë, në një reagim në Facebook, Cakaj bëri me dije se diskutimet u përqendruan tek bashkërendimi i veprimeve në procesin e rihapjes graduale të kufijve, rimëkëmbjes ekonomike dhe përpjekjeve të përbashkëta për të frenuar përhapjen e COVID-19.

 “Të gjithë njëzëri u pajtuam për të shtuar bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë, agrikulturës, turizmit, transportit dhe ndërlidhjes”- theksoi Cakaj në reagimin e tij.

Gjithashtu, Cakaj sipas njoftimit të zyrës së shtypit shprehu bindjen se bashkëpunimi rajonal dhe bashkëpunimi me BE-në janë themelorë në luftën e përbashkët kundër pandemisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy