
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se këtë të hënë kanë mbërritur në Shqipëri edhe 11.700 vaksina Pfizer.
Përmes një postimi në “Facebook”, Rama shkruan se tashmë kanë mbërritur mbi 911 mijë vaksina në kuadër të programit të vaksinimit kombëtar.
“Aeroporti “Nënë Tereza” - Edhe 11,700 vaksina Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke kaluar mbi 911 mijë sasinë e vaksinave të mbërritura deri tani, për të vijuar pa u ndalur me programin kombëtar të vaksinimit.”, shkruan Rama.



