Në Prishtinë sot protestohet kundër Asociacionit

Në Prishtinë sot protestohet kundër Asociacionit

Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës sot organizon marsh kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Protesta është planifikuar të mbahet nga ora 16:00, duke nisur nga Biblioteka Kombëtare në Prishtinë.

Parlamenti Studentor përmes email-it ka ftuar menaxhmentin e Universitetit të Prishtinës, Senatin e Universitetit, parlamentet studentore të universiteteve publike, organizatat studentore, Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, partitë politike përfshirë edhe ato të komuniteteve joshumicë, komunat e Kosovës, organizatat e shoqërisë civile dhe grupet joformale për t’ju bashkuar marshit kundër asociacionit të komunave me shumicë serbe që do të organizohet më 15 shkurt, me fillim nga ora 16:00, para Bibliotekës Kombëtare.

Asociacioni një etnik është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, prandaj pavarësisht bindjeve politike të gjithë duhet të jemi bashkë kundër tij.

Ndryshe, sot shënohet 53-vjetori i themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. 

Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është njëra ndër temat më të “nxehta”, në tavolinën e dialogut Kosovë-Serbi.

Udhëheqësia e shtetit serb, krijimin e këtij Asociacioni e kërkon si pikë të parë të zbatimit, kusht ky për të vazhduar më tej bisedimet në Bruksel.

Nga ana e tij kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur gjithmonë kundër një asociacioni mono etnik, duke thënë se një shtet demokratik nuk i diskriminon pakicat, por i mbron ato si vlerë themelore e i ruan ato si vlerë shoqërore.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy