Raportuesja Cramon: Kosova t’i kthehet dialogut, Serbia ta njohë Kosovën

Raportuesja Cramon: Kosova t’i kthehet dialogut, Serbia ta njohë Kosovën

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon beson se e ardhmja e Kosovës dhe Serbisë është në dialog dhe në njohjen reciproke mes dy vendeve.

Von Cramon ka deklaruar se Prishtina dhe Beogradi duhet t’i kthehen dialogut, ndërsa Serbia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës.

Von Cramon ka thënë se nëse Kosova nuk dëshiron të humb perspektivën evropiane atëherë qeveria Kurti duhet ta vendosë dialogun si prioritet.

 “Nëse Kosova nuk dëshiron të humb perspektivën e saj evropiane, atëherë dialogun me Serbinë duhet të jetë në prioritet e Albin Kurtit dhe qeverinë e re”, tha ajo, raporton Deutsche Welle.

Eurodeputetja ka dërguar mesazh edhe tek Vuçiq, se njohja e Kosovës është kusht për progres në rrugën evropiane.

“Njohja e Kosovës është një kusht për progres të mëtutjeshëm në negociatat mes Serbisë dhe BE-së. Kjo ka qenë e qartë për Beogradin. Shpresojmë që kjo do të ketë efekt në Beograd. Ka disa sinjale në këtë drejtim. Presidenti Vuçiq njëherë ka thënë se një ditë do të ketë disa gjëra që Serbia do të duhet t’i përbijë të cilat nuk do t’i pëlqejnë atij. Pyetja është se kur ai pozicion do të jetë i mundur të ketë përkrahjen më të madhe në vend”, tha Von Cramon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy