Kraja: Me cilin fond i bleu kompjuterat Veliaj? Nga unë nuk ka marrë asnjë lek

Kraja: Me cilin fond i bleu kompjuterat Veliaj? Nga unë nuk ka marrë asnjë lek

Këshilltari bashkiak i PD-së, Akil Kraja, reagoi pas deklaratës së djeshme të kryebashkiakut të Tiranës, i cili i dhuroi shkollës “Isa Boletini” në Kodër-Kamëz dy kompjutera, që sipas Veliajt janë blerë me paratë e dëmshpërblimit pasi fitoi gjyqin ndaj Krajës.

Por Kraja thotë se kjo shumë nuk ka arritur kurrë në duart e Veliajt, pasi vendimi i Gjykaës së Tiranës është çuar për apelim.

“I turbulluari gënjen sërish! Është e pabesueshme sesi një Kryebashkiak mund ta ulë veten në këtë formë duke prodhur këtë gënjeshtër kaq banale. Vendimi i shkallës së parë është aktualisht duke u apeluar dhe Veliaj nuk ka marrë asnjë cent. Ky është një veprim fyes e banal ndaj dinjitetit dhe inteligjencës së banorëve të Tiranës të cilëve #iTurbulluari u merr mbi 300mijë në taksa e tarifa çdo ditë. Për të politika është një shou, jo një shërbim ndaj qytetarëve. Nga ku nevoja recidiviste për të bërë lajm, qoftë duke mashtruar kaq rëndomtë… S’ka me dyshime, e ka humbur krejt fillin nga turbullimet shpirtërore që kalon….”, shkruan Kraja.

Dy ditë më parë, Gjykata e Tiranës e dënoi Krajën me 1 milion lekë gjobë, në lidhje me akuzat e Veliajt, sipas të cilit deklaratat e tij i kanë shkaktuar “turbullim të padrejtë të gjendjes shpirtërore” dhe “cenim të nderit dhe personalitetit të tij”.

Fjala është për një deklaratë të vitit të kaluar të Krajës në lidhje me rritjen e çmimit të ujit në Tiranë dhe negociatave jo transparente për privatizimin e UKT-së.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy