Kryemadhi: Lufta që ka përfshirë popullin e Ukrainës, rrezik real dhe për Shqipërinë

Kryemadhi: Lufta që ka përfshirë popullin e Ukrainës, rrezik real dhe për Shqipërinë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e cilëson si të admirueshme përgjigjen e fortë nga Parlamenti Europian ditën e djeshme, si dhe i gjithë lidershipi i treguar këto ditë nga vendet e BE, për të dënuar e frenuar agresionin rus mbi Ukrainën. 

“Përshëndes mbështetjen e BE ndaj kërkesës së Ukrainës për një anëtarësim më të shpejtë në familjen europiane. Ky është një zhvillim tepër pozitiv. Qëndroj e bindur se zgjerimi i Bashkimit Europian, i cili ka hasur vështirësi vitet e fundit, është garanci për forcimin e demokracisë dhe ruajtjen e paqes për vendet aspirante por edhe gjithë familjen europiane”, shkruan Kryemadhi.

Ajo shton se kjo luftë që ka përfshirë popullin e pafajshëm të Ukrainës, përbën rrezik real për Shqipërinë, rajonin tonë e gjithë botën mbarë.

Sipas saj, në vitet që jetojmë, lufta kurrë nuk mund të jetë rruga e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve dhe askush nuk mund të cenojë të drejtën e popujve për të jetuar të lirë brenda kufijve të shtetit të tyre dhe se demokracia duhet të triumfojë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy