Mbledhja në Tiranë, Xhaçka: Një vend anëtar i Këshillit të Sigurisë po abuzon me rolin e tij për të avancuar agjendën e paligjshme

Mbledhja në Tiranë, Xhaçka: Një vend anëtar i Këshillit të Sigurisë po abuzon me rolin e tij për të avancuar agjendën e paligjshme

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mirëpriti në Tiranë Grupin Informal të Punës të Këshillit të Sigurimit të OKB, për Dokumentacionin dhe Çështjet e Tjera Procedurale.

Xhaçka deklaroi se bota nuk ka luksin të përballojë të ketë një Këshill Sigurimi që nuk është në gjendje të kryejë detyrën e tij parësore, e cila është garantimi i sigurisë dhe paqes botërore.

Është për të ardhur keq që në shumë raste Këshilli i Sigurimit duket si jofunksional. Nganjëherë është i paralizuar dhe bëhet i pafuqishëm, i paaftë për të vepruar pikërisht atëherë kur bota ka më shumë nevojë për të.

 E kam fjalën për agresionin e paprovokuar kundër Ukrainës, që po bëhet nga një anëtar i Këshillit të Sigurimit, i cili, kjo është vërtet një ironi shumë e hidhur, po abuzon me rolin e tij si mbrojtës i paqes dhe sigurisë botërore, duke bllokuar Këshillin për hir të agjendës së tij të paligjshme ekspansioniste dhe për hir të një sulmi të drejtpërdrejtë ndaj rendit të bazuar në rregullat ndërkombëtare.

Për tre ditë me radhë përfaqësues zyrtarë të vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit, studiues të përzgjedhur dhe përfaqësues nga Divizioni i Çështjeve të Këshillit të Sigurimit (SCAD) do mblidhen në Tiranë për të ndarë idetë, pozicionet dhe mendimet mbi avancimin e metodave të punës së Këshillit.

Në pritjen e organizuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme morën pjesë edhe ambasadorë të akredituar në Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy