Fleta e votimit për zgjedhjet e 25 prillit, pas PS e ankimon edhe PD

Fleta e votimit për zgjedhjet e 25 prillit, pas PS e ankimon edhe PD

Partia Demokratike ka paraqitur në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve kërkesën ankimore për fletën e votimit të miratuar ditën e djeshme nga KQZ.

Ndonëse fleta e votimit në përmbajtje është sipas kërkesave të demokratëve, pra me emra, PD tashmë kërkon që ajo të mos jetë në formatin horizontal, por vertikal.

Relator për shqyrtimin e kësaj kërkese me anë të shortit të hedhur mesditën e sotme është caktuar Ledio Braho.

Mbrëmjen e djeshme edhe socialistët ankimuan fletën e votimit, duke kërkuar që kandidatët të identifikohen me numra. Në lidhje me këtë kërkesë, relatori u përzgjodh sot Koli Bele.

Në vijim pritet që KAS të japë një vendim nëse do të rrëzojë ose jo ankesën e PS dhe PD për këtë fletë votimi.

Në fletën e miratuar janë të shënuar emrat e kandidatëve për deputetë dhe jo me numra.

Fleta do të jetë në përmasat. 29.7. X 60, do të jetë me emra dhe do të jetë fletë votimi horizontale.

Madhësia e fletës do të jetë e njëjtë për çdo qark, si në Tiranë që ka numrin më të madh të kandidatëve, ashtu edhe në Kukës, apo qarqet e tjera më të vogla.

Ajo që ndryshon është madhësia e shkrimit. Pra, emrat në kryeqytet janë me germa më të vogla për shkak se janë 36 kandidatë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy