Kandidat PS në Tiranë, Plarent Ndreca foli përmes një lidhje Skype për edicionin e lajmeve të MCN TV lidhur me “çështjen Beketi”.
I pyetur lidhur me bisedën e sekretarit të Përgjithshëm të kryeministrisë Engjell Agaçi me biznesmenin Francesko Beketi ku Agaçi i ka thënë se nuk është mirë t’i bësh opozitë shtetit, Ndreca tha se nuk është në dijeni të ndonjë roli të sekretarit të Përgjithshëm të kryeministrisë në këtë çështje.
Intervista e Plarent Ndrecës për MCN TV:
Vendimi bazohet edhe ne bisedën gjatë një drake që pati sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjell Agaçi me biznesmenin Francesko Beketin ku i thotë se nuk është mirë t’i bësh opozitë shtetit. Kush duhet të mbajë përgjegjësi për faturën më të shtrenjtë që taksapaguesit shqiptarë do paguajnë për një gjyq?
Ndreca: Nuk di të ketë një rol të drejtëpërdrejtë sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë në këtë proces. Besoj se është një kontratë si objekt në këtë çështje. Të jem i sinqertë nuk e njoh çështjen me detaje dhe as vendimin e fundit nuk e di dhe duke mos e lexuar nuk mund të jap një opinion në saktë. Por nëse ky është një vendim përfundimtar palët kontraktore i kanë përcaktuar në këtë kontratë dhe padyshim që këto pagesa do zbatohen sipas kontratës.
Dy raporte te DASH dhe TI, thonë se Shqipëria nuk ka bërë përmirësim në luftën ndaj korrupsionit. Çfarë po u pengon për këtë?
Ndreca: Nuk është e saktë ajo që thatë sigurisht që kanë një përmirësim në këtë fushë, por ne ngelemi më pas duke u krahasuar me disa nga vendet më në zhvillim. Jo të gjitha janë të lidhura me qeverinë. Qeveria shqipatre ka për detyrë të përmbyllë të gjitha hapësirat. Një argument po ju sjell dixhitalizimi nga Rama është një hap shumë i rëndësishëm i vullnetit që ka kjo qeveri për të ngushtuar hapësirat e zhvilluara të korrupsionit. Korrupsioni nuk është një fonemon që e kemi shpikur ne, është një luftë që do ndodhe gjithmonë. Ne në këto 8 vite kemi bërë një luftë të vazhdueshme. Reformën në Drejtësi e kemi bërë ne, jo këta që dalin në fushën e betejës në 25 prill për të votuar. Kemi qenë dhe me të drejtë si ju dhe ne kemi pritshmëritë tona.
PS po bën një fushatë me fokus negativiste ndaj opozitës. Pse kjo qasje dhe cili është synimi për Tiranën?
Ndreca: Në fund të ditës ne jemi në garë ne do krahasohemi me dikë. Për të bërë të qartë diferencën nuk di që ka akuza, por ka etiketime, ka patjetër shigjeta në thonjëza, por ne kemi për detyre diferencën pse duhet të na votojnë ne dhe jo ata. Ju e patë ata janë në një pikë as nuk e dinë çfarë do bëjnë. Një opozitë që se di çfarë do bëjë del në fushatë për të larguar Ramën.



