Përplasjet në PD, Boçi: Përgjegjës për humbjen të gjithë, jo vetëm Basha

Përplasjet në PD, Boçi: Përgjegjës për humbjen të gjithë, jo vetëm Basha

Luçiano Boçi, i cilëson zhurmë të panevojshme përplasjet në Partinë Demokratike.

 I ftuar në Ora News, Boçi thekson se përgjegjësia për rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit nuk mund të jetë vetëm e Luzlim Bashës por e çdo deputeti dhe demokrati.

Përplasjet në Partinë Demokratike pas hapjes së garës për kryetarin e Ri, deputeti Luçiano Boci i cilëson si zhurmë që nuk i shërben askujt.

Boçi shprehet se zgjedhjet në Partinë Demokratike do të zhvilloheshin edhe nëse kjo forcë politike do t`i kishte fituar zgjedhjet.

Boçi:Ka më shumë zhurmë sesa diçka që e meriton të ketë zhurmën nga pas. Është një proces i paralajmëruar. Këto gjëra të mos i shohim sikur po ndodh diçka e tmerrshme, një hata e madhe. Është një proces që kërkon diversitet mendimesh dhe qëndrimesh, që duhen respektuar.

Në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve, Boçi theksoi se të gjithë kanë përgjegjësi, madje duke mos përjashtuar as veten.

Boçi: Po të flasim për ato faktorë që çuan në humbje apo ata persona që shtynë në humbje, nuk mund të vëmë gishtin tek një individ, qoftë ai edhe drejtuesi i partisë. Përgjegjësia është e të gjithëve. Duhet të ketë garë sepse një garë e rigjallëron dhe e riforcon një forcë politike.

Kundërshtitë brenda partisë nuk shërbejnë përfundoi Boçi, duke theksuar se ringritja e PD mund të vijë përmes bashkimit dhe ndarjes së përgjegjësive.

 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy