Meta thirrje shoqërisë civile: Bashkohuni me nismat humanitare në mbështetje të ukrainasve

Meta thirrje shoqërisë civile: Bashkohuni me nismat humanitare në mbështetje të ukrainasve

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i ka bërë thirrje sot shoqërisë civilë që të bëhet pjesë e nismave humanitare për të ofruar mbështetje ndaj popullit ukrainas.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Meta shkruan se e mirëpret angazhimin e Kryqit të Kuq Shqiptar, për të nisur organizimin e mbledhjes së ndihmave në mbështetje të qytetarëve që po përballen me luftime tepër të ashpra.

Duke e përshkruar këtë situatë si tepër kritike, presidenti dënon ashpër agresionin rus kundrejt Ukrainës.

-Situata në Ukrainë është në një moment tepër kritik.

Veçanërisht kritike paraqitet situata humanitare edhe për shkak të largimeve masive të qytetarëve nga zonat që po përballen me luftime tepër të ashpra.

Mirëprita angazhimin e Kryqit të Kuq Shqiptar, organizatës humanitare më të madhe në Shqipëri dhe që ka në misionin e veprimtarinë e saj ndihmën e personave në nevojë në konflikte të armatosura e situata të tjera kritike, për të nisur organizimin e mbledhjes së ndihmave në mbështetje të popullit të Ukrainës.

U bëj thirrje të gjithë shoqërisë civile të ndjekin këtë nismë humanitare për të ofruar çdo mbështetje që meriton përpjekja e një populli që po lufton për të mbrojtur me çdo çmim lirinë e tij!

NDAL LUFTËS NË UKRAINË!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy