Jurisiti Armando Cakrani flet për përjashtimin e tij nga gara për drejtimin e Partisë Demokratike Vlorë, dhe thotë se partia që është në regres të madh në qarkun që ai përfaqëson.
Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se përgjegjës kryesor është ish-drejtuesi politik i qarkut Bujar Leskaj.
Cilatdo që të kenë qenë arsyet e përjashtimit, arsyet nuk janë politike, por thellësisht për interesa personale të ish-drejtuesit politik të Partisë Demokratike, dega Vlorë.
Thelbi politik i gjithë situatës në Vlorë, nuk është mos pjesëmarrja në garë, pas prej shumë vitesh Partia Demokratike Vlorë është në një regres shumë të madh politik dhe ky regres reflektohet edhe në zgjedhjet qendrore dhe ato lokale.
Që të dy kandidatët në garë, janë kontribuues shumë të mirë të PD, problemin e kam me përzgjedhjen dhe mënyrën si duhet të funksionojnë gjërat. Situata ka ardhur në një pikë që gjithë anëtarët e Partisë Demokratike, kanë për objektiv dhe shkaktar të gjithë situatës të krijuar në këtë parti ish-drejtuesin politik të qarkut, Bujar Leskaj, i cili e ka katandisur PD Vlorë në një grusht njerëzish. Leskaj mban qëndrime politike në kundërshtim me frymën e PD. Opozita e Vlorës është e tradhtuar.



