
Kryetari i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN Tv ka komentuar ndryshimet e reja në qeveri të njoftuar një ditë më parë në Kongresin Zgjedhor të PS-së.
Ai tha se ky ishte spektakli i radhës i meritokracisë, ndërsa u shpreh se ajo që Rama duhet të shohë është fakti se PS është një parti në kalbje dhe se ai nuk mund ta ndryshojë dot sepse janë të gjithë duke vjedhur.
Sipas tij, PS është një qeveri që ka harruar të qeverisë dhe se situata po i del jashtë kontrollit.
Spektakli i radhës i meritokracisë. Një element janë fakti që shkarkimet e ministrave bëhen live me sa duket as ata vetë nuk e dinë. Rama është shumë i apasionuar pas spektaklit dhe ajo që mua më intereson është fjalimi i Ramës ku thekson faktin se ka njerëz që vjedhin në emër të partisë dhe duhen shporrur nga partia.
Rama duhet të shohë se PS është një parti në kalbje, PS është shndërruar në një parti të kalbur që vjedhin dhe Rama e sheh këtë sëmundje por nuk e ndalon dot. Është një parti që ka harruar të qeverisë, po i del situata nga kontrolli dhe mendon se përmes fjalimeve të bukura mund ti shërojë këto sëmundje, sepse aty vjedhin të gjithë.
Ai e sheh të ardhmen e afërt të dekompozimit të partisë së vetë dhe ai e bënë këtë përmes emërimeve dhe shkarkimeve, pra të gjitha këto lojëra janë për të rigjeneruar një parti që është e vdekur.



