
Kryeministri Edi Rame zbardh detaje nga takimi me Ndihmës/Sekretaren Amerikane të Shtetit për Europën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried.
Diskutuam gjerësisht për ecurinë pozitive të reformave, forcimin e drejtësisë, investimet strategjike në energji, veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, situatën në rajon, si edhe për mbështetjen e plotë që Shtetet e Bashkuara i japin Ballkanit të Hapur.
Teksa ndan fotografi nga takimi, Kryeministri thotë se konsideratat e Ndihmës/Sekretares për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe në rajonin tonë ishin mbresëlënëse.



