PD propozon vetingun në politikë (VIDEO)

PD propozon vetingun në politikë (VIDEO)

Partia Demokratike propozon veting në politikë. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka shpallur 4 objektivat e nismës kushtetuese, që sipas tij do të çlirojë qeverinë nga krimi.

Sipas demokratëve, me anë të kësaj platforme synohet:  

1 – Dekriminalizimi i plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin.
2 – Çlirimi i drejtësisë nga kapja politike në funksion të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin.
3 – Zgjedhje të lira të ndershme, demokratike ku qytetarët të jenë ata që vendosin.
4 – Një ekonomi e çliruar nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve.

Në funksion të kësaj platforme, Partia Demorkatike do të depozitojë në Kuvend disa amendamente kushtetuese, me anë të të cilave synohet të bëhet i mundur zbatimi i procesit të vettingut edhe për politikanët dhe zyrtarët e lartë publikë.

Partia Demokratike kërkon që ligji të përkrahet nga të gjitha forcat politike në Kuvend, si një tregues i vullnetit të tyre të sinqertë për dekriminalizimin e plotë të politikës, vetingut ndaj çdo funkisonari kushtetues dhe mospërdorimit të krimit për të ardhur në pushtet apo mbajtur pushtetin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy