Aksioni në Theth/ Zhupa: Nuk ka të bëjë me zonat e mbrojtura, por me interesat e oligarkëve (VIDEO)

Aksioni në Theth/ Zhupa: Nuk ka të bëjë me zonat e mbrojtura, por me interesat e oligarkëve (VIDEO)

Aksioni i IKMT-së në Theth, i cili ka zgjatur për nëntë ditë dhe ka rezultuar me shembjen e të paktën 80 ndërtesave, ka shkaktuar reagime të forta nga banorët, të cilët kanë paralajmëruar protesta. 

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një intervistë për "MCN Live", e konsideron këtë aksion si të njëanshëm dhe tendencioz. 

Ajo thotë se ligji për Zonat e Mbrojtura që është miratuar në Kuvend dhe ku ajo e ka kundërshtuar, nuk kishte si qëllim mbrojtjen e këtyre zonave, por për ti shërbyer interesave të oligarkëve.

Sipas ministres Kumbaro, ky ligj po miratohej për të legjitimuar dhe për të justifikuar atë që po ndodhte në Theth, ku zhvillohej ekoturizmi. modeli më i mirë i turizmit në Shqipëri. 

Por ndryshimi i ligjit nuk po bëhej për të mbrojtur banorët, sepse për ta ishte një proces i thjeshtë legalizimi. 

Pjesa më e rëndësishme është se ky ndryshim i ligjit po bëhej për interesat e oligarkëve dhe investitorëve. 

Sipas Zhupës, aksioni nuk ka të bëjë me mbrojtjen e zonave të mbrojtura, por është një tjetër pasqyrë e politikës së kryeministrit Edi Rama, i cili, sipas saj, ka një qëndrim se çdo investim në Shqipëri duhet të kalojë përmes tij dhe të lidhet me interesat e klientëve të tij.

Kur Edi Rama shkoi në Theth gjatë fushatës elektorale, u premtoi banorëve falje për gjobat, legalizim dhe u inkurajoi që të investonin atje. Por, pas fushatës, ai i la të vdesin ekonomikisht dhe moralisht. 

Ligji nuk po ndryshohej për banorët, por për interesat e oligarkëve dhe investitorëve të lidhur me pushtetin. 

Ajo shtoi se ky aksion ka të bëjë me një qasje të thellë të Ramës, ku çdo gjë që ndodh në Shqipëri është e lidhur me interesat e një grushti njerëzish që janë të afërt me pushtetin dhe që përfitojnë nga kontrata të mëdha investimi, të cilat kalojnë përmes Kryeministrisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy