
Nga studio e ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ish-deputeti Nikoll Lesi tregon edhe periudhën kur Edi Rama ka ardhur asokohe nga Parisi dhe nisi të botonte shkrime në gazetën Koja Jonë.
Ai shprehet se pena e Ramës ishte një perlë dhe se shkrimet e tij ishin mjaft të hidhura, ndërsa gazeta kishte tirazh të madh.
Ndër të tjera Lesi rrëfen edhe momentin kur Ramën e kanë goditur me leva duke e 1bërë për spital, ndërsa shton se disa persona të SHIK-ut të asaj kohe nuk lejonin i bënin tetanozin por kërkonin ta linin të vdiste.
Ka një histori të bukur Rama, ishte në Paris dhe vinte bënte shkrime, te rr.Durrësit, kemi pas redaksinë atje, dhe kishim bërë një si tip kafeneje, dhe menduam me Sandrin meqenëse gazetarët punonin që nga mëngjesi herët, se ti e dije punonin me makinë shkrimi, me zbardhje, ishte torturë, jo si sot, të ishe gazetarë atëherë ishte torturë, dhe duke punuar te ajo kafja, kur vjen Edi Rama, kishte vu një vath të madh në vesh, ore ç’është ky i thashë Dorit, ky është tha Edi Rama i gjatë, erdhi me një pardesy ekstravagante për atëherë, dhe filloi shkrimet e para, kur i filloi tirazhi ishte i jashtëzakonshëm, kur shkruante ky dhe Dritëro Agolli, por Rama i kishte shkrimet shumë të hidhura për Saliun, penën e kishte perlë, nuk po them se ishte kryeministër, nuk më intereson fare, por kur shkruante Rama, kishte tirazh të madh.
Dhe njëherë që ndodhi, që e goditën me levë, në janar ’97, të Saliut i ranë, pse kush i ra, ky po bënte një cikël shkrimesh në atë kohë, janar-shkurt ’97, që ishin bombë, dhe na vjen një natë, aty te ‘Shkolla e Kuqe’, ku na dogjën redaksinë, nuk kishin telefona, kur na marrin kështu të redaksisë, qe e kanë goditur Edi Ramën, ku është te spitali, dhe kishte Martini, një benz të bardhë, që herë ecte, herë mbushte, herë nuk merrte marshet, vjen edhe Ben Blushi dhe shkuam te spitali dhe aty pamë të SHIK-ut, dhe vishin ato të spitalit, mjekët, na thonin në vesh që na kanë urdhëruar të mos i bënin gjilpërën e tetanozit, që të vdiste, ke dëshmitar Martin Lekën e Ben Blushin.
Kërkuam gjithë natën ne, dhe Martini njihte një farmaciste dhe e morëm ilaçin dhe e çuam te spitali dhe në momentin që hymë brenda, ato të SHIK-ut aty, njëri nga ato që dogji “Kohën”, ka hyrë në burg ca kohë njëherë ai, nga ato tropojanët, “mos e bëni tha, të vdes si qeni”, Rama ishe gjithë gjak, pastaj ikëm ne nga ora 1 e natës, erdhi një Murtezai, mos gabohem, Vladimir, shok i Ramës, piktor. Pastaj Rama, vazhdoj ciklin e shkrimeve te Koha Jonë, kur erdhi ministër kulture në 1998, ne i bëmë shkrimin e parë kritik, u nxeh Rama, tmerr, na mori në telefon, Niko tha ç’është kjo punë tha. Kjo është historia e ’97.



