Forumi Rinor i Partisë Demokratike dhe Lëvizja Rinore për Integrim vazhdojnë protestën para ministrisë së brendshme për të larguar ministrin Xhafaj. Me pankarta në duar të rinjtë protestojnë edhe pas procedimit penal që ju është bërë nga policia, duke përfshirë edhe kreun e FRPD, Belind Këlliçin.
Teksa përmendi problemet ekonomike dhe të rendit që ka vendi deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi u shpreh se procedimi penal i motivon për të protestuar.
Opozita kërkon dorëheqjen e ministrit Xhafaj pasi pretendon se ai mbron vëllaine tij të dënuar për trafik droge. Ndërkohë, këtë të mërkurë të rinjtë e FRPD-së dhe LRI-së kishin përgatitur një video nga seriali italian Narcos, por duke zëvendësuar personazhet.



