Kryeministri Edi Rama ka takuar krerët e partive shqiptare në Maqedoni. Në takim morën pjesë Ali Ahmeti, Ziadin Sela dhe Bilal Kasami.
Në qendër të takimit ka qenë situata politike në Maqedoni dhe krijimi i qeverisë së re. Rama ka kërkuar unifikim të qëndrimit të faktorit shqiptar.
Ndërkohë Presidenti Bujar Nishani priti në një takim miqësor Kryetarin e Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni, zotin Ali Ahmeti.
Në takim u diskutua rreth situatës paszgjedhore në Maqedoni dhe angazhimin e BDI-së në këtë proces.



