Analisti Sami Neza ka komentuar në ‘MCN Live’ afatin e fundit për partitë politike të cilat sot vendosin për listat për të cilat u shpreh se Partia Socialiste nuk e ka pasur asnjëherë problem krijimin e ekipeve.
Ai tha se më me rëndësi për të janë programet se sa listat dhe se PD dhe PS nuk e kanë në vëmendje këtë pasi janë kthyer në parti të profilizuara te lideri.
Sipas tij në Shqipëri vijon të mbizotërojë mekanizmi i manipulimit blerjes së votës shumë përpara zgjedhjeve dhe se Rama nuk ka hequr dorë nga marrja e votës në këmbim të ndereve.
Jam dakord se i gjithë konteksti i krijuar sot krijon përshtypjen e fitores së opozitës sot në Shqipëri, të gjtiha rrethanat e bëjën të mundur këtë.
Problemi është se sot ne na duhet të diskutojmë për listat dhe emrat por të dyja partitë e mëdha nuk kanë shumë vëmendje ndaj emrave sepse qoftë PD dhe PS janë parti të profilizuara te lideri.
Rama se ka pasur asnjëherë problem ekipin, ka ndërtuar vazhdimisht ekipe të reja qëkur e ka marrë partinë, por këtë e ka bërë jo me qëllim ringjalljen e partisë por okupimin e saj, për ta pastruar tërësisht PS nga PS dhe për të mbetur brenda saj Rilindja.
Nga ana tjetër primaret e PD janë të rëndësishme dhe proces demokratik por nga mënyra se si janë zhvilluar e kanë të vështirë brenda PD ku numri është i vogël të nxjerrësh atë që i duhet Partisë Demokratike.
Unë mendoj se më e rëndësishme se listat është programi. PD duhet të ketë parasysh që në Shqipëri vijon të mbizotërojë mekanizmi i manipulimit blerjes së votës shumë përpara zgjedhjeve. Rama nuk ka hequr dorë nga marrja e votës në këmbim të ndereve.



