Soko: Opozita ka braktisur qytetarët, PD e kapur nga oligarkët (VIDEO)

Soko: Opozita ka braktisur qytetarët, PD e kapur nga oligarkët (VIDEO)

Analisti Pano Soko, nuk e sheh si ripërtëritje të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, zgjedhjet e së dielës së kaluar.

 

Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se mund të futet kushdo në Kryesi apo në Këshillin Kombëtar, por PD po ecën gabim dhe se rruga që ka zgjedhur është e gabuar. 

 

Sipas tij, gjithçka bëhet për përfitime personale të Sali Berishës dhe për kapje nga oligarkët.

 

Soko shtoi se opozita e ka braktisur rolin e vetë dhe nuk iu duhet më qytetarëve.

 

Të shohim sa është përmasa e ndryshimit, nëse ka ndryshim tregon që po ripërtërihet. Problemi në Partinë Demokratike është në substancë, është përbërja, përfaqësimi.

 

PD vazhdon të jetë e njëjta parti që ka 13 vjet që vazhdon të hajë dru dhe nëse vazhdon me këtë mënyrë drejtimi dhe qasje politike, do vazhdojë dhe 13 vjet të tjera. 

 

Ripërtëritja e këtyre është si të marrësh të më japësh të njëjtën libër dhe të thuash se e ke shkruar të ri. Këta as kopertinën nuk e kanë të re. Nuk e di se çfarë do të thotë ripërtëritja. PD vazhdon të mbetet po e njëjta që ka qenë këtu e 500 vjet. 

 

Ti mund të bësh një makinë me pjesët më të mira të mundshme, pjesët e mira nuk e çojnë makinën në rrugën e drejtë. Problemi i PD është një makinë që po ecin gabim. 

 

E vetmja gjë që do bëhet, është se dhe këto pjesët e reja do ecin gabim. Ripërtëritje do të thotë të ndërrosh drejtimin. Pikëpyetje është nëse PD a do jetë më peng i interesave personale të Sali Berishës.

 

A do ketë më kapje nga oligarkia? Gjithçka bëhet për përfitime personale. Ndodhi Rrjolli, nuk tha asnjë llaf PD. U qëlluan njerëz. Shikoni këta nuk dalin në protesta për Zvërnecin, se janë peng i interesave të të njëjtit oligarkë. 

 

Çfarë ripërtëritje është kjo? A do të vazhdojë të qëndrojë PD përkrahë Ramës me të njëjtët oligarkë. Merr fut kë të duash në Kryesi. PD po ecën gabim. 

 

Rruga që ka zgjedhur është e gabuar. Këtu po ngrihen qytetarët dhe ti i braktis. Opozita e ka braktisur rolin e vetë, nuk iu duhet më qytetarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy