PD: Rama dhe Veliaj mbajnë sekret kompanitë që kanë shfaqur interes për shkatërrimin e Teatrit (VIDEO)

PD: Rama dhe Veliaj mbajnë sekret kompanitë që kanë shfaqur interes për shkatërrimin e Teatrit (VIDEO)

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Veliaj se po shkelin ligjin duke grabitur tokën publike dhe Teatrin Kombëtar. Përmes një deklarate për mediat, ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, tha se Rama po mban të fshehur emrat e kompanive që do prishin Teatrin. “Edi Rama dhe Erion Veliaj po mbajnë në fshehtësi të plotë kompanitë që kanë shfaqur interes për projektin mafioz të shkatërrimit të Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit në truallin e tij dhe në pronën tjetër publike të 6 kullave, ku do të pastrohen paratë e pista nga droga dhe korrupsioni”, tha Albana Vokshi.

Sipas Vokshit, Edi Rama ka përcaktuar gjithçka për projektin ku synon të pastrojë paratë e pista dhe të fitojë 200 milionë euro, duke përcaktuar kompaninë fituese. Ndërsa, lidhur me qëndrimin që do të mbajë Partia Demokratike për teatrin, ish-deputetja Vokshi tha se PD do të ndjekë rrugën ligjore për të vënë para drejtësisë bashkëpunëtorin e Edi Ramës në veprën korruptive të grabitjes së tokës publike.

Edi Rama ka paracaktuar gjithçka për projektin ku synon të pastrojë paratë e pista dhe të fitojë 200 milionë euro. Ka paracaktuar kompaninë fituese, ka paracaktuar edhe projektin për Teatrin e ri, një bashkëpunim kriminal me arkitektin e tij, Bjarke Ingels. Partia Demokratike do të ndjekë rrugën ligjore për të vënë para drejtësisë bashkëpunëtorin e Edi Ramës në veprën korruptive të grabitjes së tokës publike dhe shkatërrimit të trashëgimisë kulturore të Tiranës, Bjarke Ingels”, tha ish-deputetja Vokshi. Ndërkaq, në lidhje me kompaninë Fusha shpk, Vokshi tha se kjo kompani që ka përfituar 100 milionë euro tendera për pesë vitet e fundit, do të përballet me Ligjin e ri Antimafia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy