Arrestimi i Veliajt/ Rama: Po shkatërrohet jeta e një njeriu për budallallëk profesional të prokurorëve

Arrestimi i Veliajt/ Rama: Po shkatërrohet jeta e një njeriu për budallallëk profesional të prokurorëve

Kryeministri Edi Rama duke folur rubrikën “Sy m’Sy” në faqen e tij në Facebook, tha se në rastin Veliaj është shkatërruar jeta e një njeriu për budallallëk profesional të prokurorëve të SPAK. 
Ndër të tjera Rama tha se PS ka heshtur në raport me SPAK-un në të shkuarën për t’i dhënë kohën e saj, por theksoi se gabimet e organit të akuzës kushtojnë trauma dhe kushtojnë plagë psikologjike.

Ne kemi heshtur për t’i dhënë mbështetje absolute strukturave të reja, institucioneve të reja të drejtësisë. Kemi heshtur dhe nuk kemi bërë koment për asnjë rast konkret. Ka pasur momente që jemi skandalizuar por ama kemi shtrënguar dhëmbët, kemi qepur gojën dhe kemi thënë: drejtësia të vazhdojë punën e vet, pse? Sepse janë institucione që sapo krijuam, nuk kanë ardhur nga hëna, nuk kanë rënë nga qielli. Kanë nevojë për kohën e tyre, do të bëjnë gabimet e tyre, fatkeqësia është që gabimet e tyre nuk janë si gabimet e ndërmarrjes së gjelbërimit, por janë gabime që kushtojnë jetë njerëzish, kushtojnë trauma dhe kushtojnë plagë psikologjike, nganjëherë të pariparueshme. 

Mirëpo nga ana tjetër, cila është alternativa? Nuk ka alternativë tjetër, përveç një drejtësisë të pavarur profesionale dhe që respekton me integritet liritë dhe të drejtat e njeriut. Të pavarurën e kemi tanimë para syve, profesionalen duhet të luftojmë të gjithë së bashku që ta konsolidojmë se ka shumë gjëra pozitive, por ka dhe shumë gjëra negative. Të dyja bashkë, dhe kur them shumë, dhe një rast i vetëm negativiteti kur shkatërrohet dinjiteti dhe shkatërrohet jeta e një njeriu për budallallëk profesional se nuk them se ka qëllime të këqija se larg qoftë, është shumë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy