Rama: BE e shqetësuar për menaxhimin e mbetjeve, por jo kundër impiantit të përpunimit të mbetjeve

Rama: BE e shqetësuar për menaxhimin e mbetjeve, por jo kundër impiantit të përpunimit të mbetjeve

Kryeministri Rama gjatë dëshmisë së tij në komisionin hetimor për inceneratorët deklaroi se BE nuk është shprehur kundër impiantit të përpunimit të mbetjeve, por ka shprehur shqetësimin për menaxhimin e tyre, ku flet për nivel të ulët riciklimi dhe mbrojtjen mjedisit, por jo kundër impianteve.

Fjalën aferë e përmendët ju, jo unë. Ju është bërë si shenjë pikësimi dhe e fusni në fund të fjalisë. Përshtypjet tuaja janë pa interes për mua zonja Tabaku, kur flas mos më ndërprisni. Publiku na shikon dhe dëgjon, le të vendos vetë. Unë thash është individuale se kush rri me kë, por nuk iu shmanga asnjë pyetje për vendim qeverie. Jo BE nuk është kundër inceneratorëve.

Këtu ishit e saktë, në pyetjen e parë thatë se BE është shprehur kundër, tani thatë atë që ka thënë BE. Është e vërtetë që ka shprehur shqetësim , pasi nuk është zgjedhja më e preferuar. Çfarë është zgjedhja më e preferuar? BE flet për nivelin e ulët të riciklimit, ne nuk kemi ndërtuar inceneratorë, ne kemi ndërtuar impiante të përpunimit të mbetjeve dhe prodhimit të energjisë që incenrojnë mbetjet, por që nuk është kjo parësorja.

Inceneratorët  janë impiante të viteve 70-80 që e digjni komplet produktin dhe nuk prodhonin energji, sa për shpjegim teknik, është e vërtetë që nuk është zgjedhje  preferuar e BE pasi ai sot riciklon masivish dhe ndan burim, edhe në vendet me standardet më të larta mjedisore, impiantet e prodhimit të energjisë përmes mbetjeve janë aty dhe ndërtohen ende.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy