
Në studion e lajmeve në MCN Live, deputeti Dashamir Shehi deklaroi se që nga viti 2008 roli i presidentit është zhvlerësuar dhe tani ai është kthyer thjesht në një punëtor të partisë që është në pushtet.
Teksa tha se presidentin e ri do ta zgjedhë Rama se ka shumicën, Shehi u shpreh se procedurat për zgjedhjen e tij nuk janë serioze deri më sot dhe kjo e ka kthyer situatën në qesharake.
Punët e zarfeve janë sajesa të Ramës vazhdim të fletërrufeve por nuk ka rëndësi sepse rëndësia është që roli i presidentit është zhvlerësuar dhe këtu jemi për shkak të Ramës, por dhe të Berishës që e zhvlerësuan këtë rol të presidentit. Presidenti tani është një punëtor partie dhe është rastësi pastaj nëse ai bëhet më i pavarur nga partia apo më i ndershëm. Presidenti i sotëm nga 2008 e këtej ka qenë një njeri i partisë në pushtet. Këtë herë e zgjedh Rama dhe në fakt atij i takon se ka shumicën. Zgjedh mirë apo keq, fatkeqësisht atij i takon sepse ka shumicën sepse kanë bërë një kushtetutë shumë të keqe bashkë me Berishën duke e kthyer Shqipërinë në një sistem pothuajse kancelar duke sfumuar rolin e presidentit. Pala e Ramës vazhdon me zarfe dhe dy letra dhe është bërë një situatë qesharake. Procedurat nuk janë serioze deri më sot, sepse po të ketë një matricë serioze, por këtu s’ka fare matricë, pra situata po kthehet në qesharake sidomos procedura.



