Vendimi i Apelit për vulën e PD/ Bylykbashi: I marrë nën presionin e Ramës! Sefa: Të hënën regjistrohemi në KQZ

Vendimi i Apelit për vulën e PD/ Bylykbashi: I marrë nën presionin e Ramës! Sefa: Të hënën regjistrohemi në KQZ

Oerd Bylykbashi tha se vendimi i Apelit për dërgimin në rigjykim i çështjes së vulës së PD është marrë nën presionin e Edi Ramës. Bylykbashi tha se me vendimin e sotëm u vra demokracia dhe pluralizmi.

Ky vendim i sotëm, i marrë në mënyrë të hapur me presion të Ramës. Ishte dhe sot në sallë presioni mbi gjykatën. Është një vendim për përjashtimin e opozitës nga zgjedhjet. Ka thyer çdo rregull që deri më sot ka vendosur legjislatori duke pranuar ankimin e një pale që nuk përbën as minorancë në PD-në. Por i ka shërbyer vetëm një qëllimi, përpjekjes së Edi Ramës për të mos pasur një opozitë të vërtetë. Për më shumë se një vit, ka treguar vullnetin e opozitës për të mos qenë palë me Edi Ramën. Sot, gjykata zhbëri 11 dhjetorin, atë Kuvend të jashtëzakonshëm, të gjithë përpjekjen që anëtarët me votë kanë demonstruar se kush është vullneti i demokratëve. Vendim që shënon një ditë të zezë për politikën shqiptare, ka vendosur një precedent, me vendim gjykate u vra demokracia”.

Ndërsa avokati i grupit Alibeaj, Endrit Sefa, tha se të hënën PD do të regjistrohet në KQZ.

Sot gjykata vendosi rikthimin e çështjes në Shkallën e Parë, kërkesë e jona.  Praktikisht u pranua ankimimi i Alibeaj kjo do të thotë që çështja do rikthehet në gjykatën e Shkallës së Parë dhe do ketë një tjetër trup gjykues. Do regjistrohemi në komisionin qendror të zgjedhjeve brenda këtyre ditëve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy